E shtunë, gusht 02, 2014 Kosova 06:29

Lajmet

SHBA: Obama takohet me Karzain

Takimi Hillary Clinton - Hamid Karzai në UashingtonTakimi Hillary Clinton - Hamid Karzai në Uashington
x
Takimi Hillary Clinton - Hamid Karzai në Uashington
Takimi Hillary Clinton - Hamid Karzai në Uashington
Presidenti amerikan, Barack Obama, sot pritet të takohet me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, për të biseudar për të ardhmen e këtij vendi, përfshirë edhe sa ushtarë amerikanë do të mbeten atje, pas tërheqjes së planifikuar të forcave të jashtme për fund të vitit 2014.

Zyrtarët thonë se trupat që do të qëndrojnë, do t’i stërvisin forcat afgane dhe do të ndihmojnë për siguri.

Dje Karzai është takuar me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe me sekretarin e mbrojtjes, Leon Panetta.

Pas takimit, Panetta tha se Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani kanë arritur në “kaptinën e fundit” të misionit për krijimin e Afganistanit sovran, që do ta qeverisë vetveten dhe ta ruaj sigurinë.