E hënë, dhjetor 22, 2014 Kosova 09:25

Lajmet

SHBA dhe Rusia pa ndonjë zgjidhje për Sirinë

I dërguari ndërkombëtar për Konfliktin në Siri, Lakhdar BrahimiI dërguari ndërkombëtar për Konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi
x
I dërguari ndërkombëtar për Konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi
I dërguari ndërkombëtar për Konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi
I dërguari ndërkombëtar për çështjen e Sirisë, Lakhdar Brahimi dhe diplomatë të lartë të Amerikës dhe Rusisë gjatë takimit të se premtës në Gjenevë, kanë bërë thirrje për një zgjidhje të shpejtë politike e cila do të ndalonte luftën civile në Siri, por pa ndonjë zgjidhje konkrete.

Në një deklaratë të tijë pas takimit me Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit, William Burns dhe me zëvendës Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Mikhail Bogdanov ndërmjetësuesi Brahimi thotë: “Ne e ritheksuam se nga pikëpamja jonë, nuk shohim se ka ndonjë zgjidhje ushtarake për këtë konflikt”.

Moska dhe Uashingtoni zyrtar, vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara sa i përket krizës siriane. Përderisa Uashingtoni mbështet opozitën dhe ka kërkuar që presidenti Bashar al-Asad të largohet nga pushteti, Rusia vazhdon të mbështes Assad-in.

Në të njejtën kohë, raportohet se pas disa luftimeve me forcat qeveritare, kryengritësit kanë arritur të marrin në kontroll bazën ajrore, Taftanaz që gjendet në veriperëdim të vendit.