E premte, tetor 31, 2014 Kosova 14:32

Lajmet

Dënohet një ish-polic serb për përfshirje në masakrën e Srebrenicës

Foto ArkivFoto Arkiv
x
Foto Arkiv
Foto Arkiv
Gjykata e Bosnjës për krime lufte, ka dënuar një ish oficer policie të përkatësisë etnike serbe me 20 vjet burg për rolin e tij në masakrën e muslimanëve të vitit 1995 në Srebrenicë.

Gjykata ka dënuar të premtën 41-vjeçar-in, Bozhidar Kuvelja për krime kundër njerëzimit, por e ka liruar nga akuza për gjenocid.

Gjyqtarja kryesuese Jasmina Kosoviq tha se gjykata nuk mund të paragjykoj se Kuvelja e dinte që qëllimi i masakrës ishte gjenocidial.

Por gjykata gjeti se Kuvelja, një oficer i brigadës special në Ministrinë e Punëve të Brendshme të serbëve të Bonjës, ka ndihmuar në grumbullimin e boshnjakëve, ndarjen e tyre nga gratë, dhe trasnportimin tyre nëpër vendet e krimit, përfshirë edhe vendin e quajtur Kravica.

Gjykata vendosi të premten se “anëtarët e brigadës së Kuvelja-s, kanë shtënë me armë automatike dhe kanë hedhur granata dore në depon mbushur”.