E premte, nëntor 28, 2014 Kosova 05:08

Lajmet

Irak: Protesta kundër kryeministrit Nuri al-Maliki

Irak: Demonstrata kundër qeverisë në qytetin e Samarra-së, 11Janar 2013Irak: Demonstrata kundër qeverisë në qytetin e Samarra-së, 11Janar 2013
x
Irak: Demonstrata kundër qeverisë në qytetin e Samarra-së, 11Janar 2013
Irak: Demonstrata kundër qeverisë në qytetin e Samarra-së, 11Janar 2013
Mijëra musliman sunit kanë protesuar në rrugët e Bagdadit dhe në pjesë tjera të Irakut lidhur me pakënaqësitë e tyre ndaj kryeministrit shi’it, Nuri al-Maliki.

Raportohet se protestat janë mbajtur të premtën në rajonet Adhamiyah dhe Ghazaliyah të Bagdadit, të cilat janë të banuara me shumicë sunite si dhe në qytetet Ramadi, Samarra, Falluja, Mosul dhe Tikrit.

Në provincën perëndimore të Andbar-it, protestuesit kanë bllokuar për 20 ditë autostradën që lidh Irakun me Sirinë dhe Jordanin.

Ndërkohë, në qytetin me shumicë shi’ite të Najaf-it, mijëra demonstrues i kanë bërë thirrje qeverisë për t’i rezituar reformave në legjislacionin anti-terror. 

Demonstratat të organizuara në rajonet e Irakut me shumicë sunite kanë për qëllim që të bëjnë presion ndaj kryeministrit al-Maliki që të ndaloj keqëtrajtimin ndaj pakicës sunite.

Ata po bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve dhe për reformimin e legjislacionit anti-terror.