Ndërlidhjet

Gjermania e dëshiron Britaninë e Madhe në BE


Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë - Guido Westerwelle
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë - Guido Westerwelle
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle ka bërë të ditur se Britania e Madhe duhet që të vazhdojë të jetë partner aktiv dhe konstruktiv në Bashkimin Evropian.

“Në lidhje me debatin aktual ... Gjermania do të donte të shihte një Britani që mbetet një partner konstruktiv dhe aktiv në BE”, ka thënë Westerwelle për Spiegel Online.

Komentet e kryediplomatit gjerman, ishin më të matura se të Gunther Krichbaum, kreut të Komitetit gjerman për çështje evropiane.

Krichbaum, gjatë vizitës së tij në Londër, i kishte thënë kryeministrit britanik David Cameroon që me anë të referendumit për shqyrtimin e lidhjeve të Britanisë me BE-në, do të izolonte vendin dhe të paralizojë integrimin evropian.
XS
SM
MD
LG