E dielë, maj 24, 2015 Kosova 13:12

Lajmet

Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje emergjente

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Guvernatori i Nju Jorkut ka shpallur gjendje emergjente shëndetësore, për shkak të gripit të ashpër sezonal.

Guvernatori Andreë Cuomo përmes një urdhri ekzekutiv, pezulloi një ligj shtetëror për një muaj, i cili parandalon farmacistët për të imunizuar fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Farmacistët e Nju Jork-ut tani lejohen përkohësisht që të administrojnë  vaksinat e gripit për pacientët midis 6 muaj dhe 18 vjeç.

Rreth 20 mijë raste të gripit janë raportuar në Nju Jork - katër herë më shumë sesa në sezonin e kaluar.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, njoftoi më herët se Shtetet e Bashkuara janë në mesin e një epidemie gripi.

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.