E dielë, shtator 21, 2014 Kosova 08:02

Lajmet

Miliona myslimanë festojnë Ijtema Biswa-n

Bangladesh, turmë e myslimanëve në Bishwa Itjema, afër dakas, foto nga arkiviBangladesh, turmë e myslimanëve në Bishwa Itjema, afër dakas, foto nga arkivi
x
Bangladesh, turmë e myslimanëve në Bishwa Itjema, afër dakas, foto nga arkivi
Bangladesh, turmë e myslimanëve në Bishwa Itjema, afër dakas, foto nga arkivi
Rreth 3 milionë njerëz kanë marrë pjesë të dielën, në ritualin islamik të dytin më të madh vjetor në botë, në brigjet e një lumi në afërsi të Dakës, kryeqytetit të Bangladeshit.

Një klerik indian ka udhëhequr lutjet përmbyllëse të Ijtema Biswa-s, ose xhematit boteror mysliman, derisa adhuruesit janë lutur në të dy anët e lumit Turag.

Ngjarja jo partiake, e cila ka filluar në vitin 1966 dhe ka për qëllim të promovojë paqen dhe mirëkuptimin nëpërmjet lutjeve, ka zgjatur tri ditë.

Ijtema Biswa është rituali i dytë për nga madhësia pas ngjarjes vjetore islamike të haxhit në Mekë të Arabisë Saudite.

Bangladeshi, me një popullsi prej 150 milionë banorësh, është vendi i tretë më i populluar në botë me shumicë myslimane.