E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 06:48

Lajmet

Qeveria e Irakut ka liruar të burgosurit sunit

Foto nga protestat kundër kryeministrit të Irakut, Nuri al-MalikiFoto nga protestat kundër kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki
x
Foto nga protestat kundër kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki
Foto nga protestat kundër kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki
Qeveria e Irakut ka liruar afro 200 të burgosur në shenjë dashamirësie ndaj muslimanëve sunit. Lirimi ka ardhur pasi që dhjetra mijëra demonstrues sunit kryesisht nga provinca Anbar, protestuan kundër asaj që, ata e çuajnë, deskriminin nga qeveria e përbërë me shumicë shi’ite.

Zyrtarë qeveritar thonë se gjatë ditës së hënë janë liruar 179 të burgosur duke sjellur në 335 numrin e të liruarave në këtë javë.

Shumë nga të paraburgosurit janë liruar pas një studimi të qeverisë ku ishte parë se i disave prej tyre i ka skaduar koha e burgimit ndërsa për disa nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ti ndjekur penalisht.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e të burgosurve të arrestuar në bazë të ligjit anti-terrorizmit, ku shumë thonë se është një përpjekje nga ana e autoriteteve për të sulmuar  këtë grup fetar.

Protestuesit kanë bërë thirrje gjithashtu për dorëheqjen e kryeministrit të Irakut, Nuri al-Malik.