E premte, tetor 24, 2014 Kosova 18:08

Lajmet

Bush pritet të lë spitalin gjatë të hënës

Ish presidenti i SHBA-ve, George H.W. BushIsh presidenti i SHBA-ve, George H.W. Bush
x
Ish presidenti i SHBA-ve, George H.W. Bush
Ish presidenti i SHBA-ve, George H.W. Bush
Ish presidenti i SHBA-ve George H.W. Bush ka mundësi që gjatë të hënës të litohret nga spitali në Huston dhe të kthehet në shtëpi, ka thënë zëdhënësi i tij.

“Këtë e shpresojmë, vetëm jemi duke e pritur vendimin e fundit të mjekut se a do të lirohet sot apo nesër”, i ka thënë agjenicë së lajmeve Reuters, zëdhënësi i familjes, Jim McGrath.
Njëri nga djemët e Bush-it, ish Guvernatori i Florides Jeb Bush, ka thënë të shtunën se ka pritur që i ati i tij të lirohet të hënën nga spitali.

Ish presidenti 88 vjeçar u pranua në Spitalin Metodist në 23 nëntor për shkak se ju kishte shfaqur një bronkit, ndërsa në dhjetor u transferua në kujdesin intensiv, pasi që kishte probleme me ethe dhe komplikime tjera shëndetësore.