Ndërlidhjet

British Airways dënohet për diskriminim fetar


Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg
Gjykata evropiane tha se British Airways ka diskriminuar një punonjëse të krishterë, duke i kërkuar asaj që ta heqë kryqin sa gjendet në punë.

Nadia Eweida u dërgua në shtëpi në nëntor të vitit 2006, për shkak se refuzoi t’i bindej rregullave, që ndalojnë të punësuarit të bartin simbole të dukshme fetare.

Ajo kërkoi dëmshpërblim dhe kompensim për pagat e humbura, por gjykata britanike miratoi vendimin e kompanisë ajrore.

Eweida apeloi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeritu, me seli në Strasburg.

Gjykata vendosi të martën se kompania ajrore ka shkelur të drejtën e saj të lirisë fetare.

Gjykata tha se të drejtat e tre të krishterëve tjerë nuk janë shkelur nga punëdhënësit.

Rastet përfshinin një infermiere, punëdhënësit e së cilës, gjithashtu ia ndaluan të mbante një kryq, rë një këshilltari martese, i cili kundërshtoi të japë këshilla për çiftet homoseksuale, dhe një punonjësi të gjendjes civile, i cili refuzoi të kryente ceremonitë e të partneritetit civil të personave të së njëjtës gjini.
XS
SM
MD
LG