Ndërlidhjet

Armstrong pranon përdorimin e dopingut


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Pas disa vitesh mohimi, çiklisti i turpëruar, Lance Armstrong ka pranuar se ka përdorur drogë për të rritur performancën, me qëëlim që të fitojë garën e Tour de France.

Mediat amerikane thonë se Armstrong pranoi këtë gjë gjatë një interviste në shoun e Oprah Winfrey, e cila do të transmetohet në fund të javës.

Armstrong u zhvesh nga të shtatë titujt e fituar në Tour de France në vitin e kaluar, pas një raporti të detajuar të Agjencisë amerikane Anti-Doping, që e akuzoi ekipin e Armstrongut se ka zhvilluar programin më të sofistikuar të dopingut në historinë e çiklizmit.

Para intervistës së tij me Winfrey-n, Armstrong thuhet se i kërkoi falje stafin të shoqatës bamirëse të tij “Livestrong”.

Armstrong dha dorëheqjen nga bordi i fondacionit në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG