E martë, tetor 21, 2014 Kosova 00:49

Lajmet

Sulm mbi Universitetin e Alepos

Aleppo, foto nga arkiviAleppo, foto nga arkivi
x
Aleppo, foto nga arkivi
Aleppo, foto nga arkivi
Një shpërthim ka goditur universitetin në qytetin Alepo të Sirisë, duke shkaktuar disa viktima.

Televizioni shtetëror fajësoi kryengritësit për shpërthimin e së martës.

Nuk janë dhënë shifra të sakta të viktimave.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 15 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Universiteti i Alepos gjendet në territorin e kontrolluar nga ushtria.

Alepo është qyteti më i madh i Sirisë dhe ka qenë arenë luftimesh mes trupave qeveritare dhe kryengritësve, që nga korriku i vitit 2012.