Ndërlidhjet

ANEB shpreson qasjen në Parchin


Ilustrim
Ilustrim
Kreu i një delegacioni të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore tha se shpreson që të sigurohet qasja në kompleksin ushtarak të Parchinit në Iran, gjatë bisedimeve që zhvillohen në këtë javë në Teheran.

Vizita është pjesë e një hetimi ndërkombëtar mbi programin bërthamor të Iranit, për të cilin, Irani dyshon se po synon zhvillimin e armëve atomike.

Herman Nackaerts, nënkryetar i ANEB-it, tha në Vjenë se vizita e tij ka për qëllim që të finalizojë një marrëveshje kornizë me Iranin.

Autoritetet iraniane kanë thënë se shpresojnë që të arrihet një “marrëveshje e plotë” me ANEB-in të mërkurën. Por, kanë përjashtuar qasjen në Parchin.
XS
SM
MD
LG