E martë, tetor 21, 2014 Kosova 15:31

Lajmet

Çifti gjerman akuzohet se spiunoi për Rusinë

Shtutgart, 15 janar, 2013Shtutgart, 15 janar, 2013
x
Shtutgart, 15 janar, 2013
Shtutgart, 15 janar, 2013
Një çift i martuar është paraqitur në një gjykatë në Gjermani, nën dyshimet për spiunazh për Rusinë.

Andreas dhe Heidrun Anschlag ishin vendosur në atë që atëherë ishte Gjermani Perëndimore, duke përdorur pasaporta austriake false rreth 25 vjet më parë.

Ata janë arrestuar në shtëpinë e tyre, në qytetin perëndimor gjerman të Marburgut në tetor të 2011-ës.

Ata akuzohen se i kanë dhënë ish Bashkimit Sovjetik e më pas Rusisë, informacione të fshehta në lidhje me politikat e sigurisë gjermane dhe operacionet e NATO-s.

Nëse shpallen fajtorë mund të përballen me dënime të gjata me burg.

Çifti ka hedhur poshtë akuzat, por nuk ka pranuar të bëjë deklarata të tjera.

Sipas disa raporteve, të dyshuarit janë shtetas rusë. Verdikti nuk pritet të merret para qershorit.