Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon njohje nga Egjipti


Flamuri i Egjiptit
Flamuri i Egjiptit
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitën në Egjipt, ka zhvilluar takime me liderë të lartë të jetës institucionale, përfaqësues të partive politike dhe udhëheqës shpirtëror në Kajro, thuhet në një njoftim të zyrës së tij.

Gjatë ditës, ministri Hoxhaj ka pasur një takim me Essam Al-Haddad, ndihmës president i Egjiptit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cilin e ka informuar për faktin se Kosova paraqet shembullin më të suksesshëm të shtetndërtimit.

“Ne presim nga Egjipti i ri i pas revolucionit, që të ketë një politikë të re karshi Kosovës dhe dëshmia më e mirë e kësaj politike të re do të ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë ministri Hoxhaj, gatë takimit me ndihmës presidentin Al-Haddad

Gjithnjë sipas njoftimit ministrot, Essam Al-Haddad, ndihmës për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar i presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, ka thënë se Egjipti çdo herë ka pas simpati për popullin e Kosovës dhe për përpjekjet e tij në dy dekadat e fundit dhe se çdo herë ka treguar solidaritet me qëllimin madhor të qytetarëve të Kosovës.

“Koha do të vijë kur ne do te kemi vendime dhe lajme pozitive për Kosovën”, tha ndihmës presidenti egjiptian, Al-Haddad, duke shtuar se mbi të gjitha Egjipti është i interesuar që ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve të ketë bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe shkëmbime në të gjitha fushat e jetës.
XS
SM
MD
LG