E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 02:50

Lajmet

Thaçi takon liderët e Luginës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci takon liderët e Luginës së Preshevës, 15 janar, 2013Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci takon liderët e Luginës së Preshevës, 15 janar, 2013
x
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci takon liderët e Luginës së Preshevës, 15 janar, 2013
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci takon liderët e Luginës së Preshevës, 15 janar, 2013
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Takimi u zhvillua në kohën kur janë rritur tensionet mes autoriteteve lokale shqiptare dhe qeverisë serbe në lidhje me një monument kushtuar të rënëve të ish Ushtrisë Çlirmitare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.

Duke iu referuar kësaj situate, kryeministri Thaçi, sipas njoftimit për media, ka theksuar se “shtetet demokratike në mbarë botën e kanë për detyrë thelbësore që të përkujdesen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të të gjitha komuniteteve. Një standard i tillë demokratik duhet të respektohet edhe nga Serbia, ashtu siç respektohet plotësisht në Kosovë”.

Thaçi ftoi që të gjitha çështjet në Preshevë të zgjidhen përmes dialogut.