E enjte, prill 24, 2014 Kosova 20:41

Lajmet

Më shumë se 80 të vdekur nga sulmi në Alepo

Shpërthimet afër Universitetit të Alepos, 15 janar, 2013. Shpërthimet afër Universitetit të Alepos, 15 janar, 2013.
x
Shpërthimet afër Universitetit të Alepos, 15 janar, 2013.
Shpërthimet afër Universitetit të Alepos, 15 janar, 2013.
Madhësia e shkronjave - +
Zyrtarët dhe punonjësit shëndetësorë kanë bërë me dije së më shumë se 80 persona kanë vdekur në sulmin mbi një universitet në Alepo të Sirisë, transmeton agjencia AFP.

Më herët, u raportua për shpërthimin por, nuk u dha numri i viktimave. 

Televizioni shtetëror fajësoi kryengritësit për shpërthimin e së martës.

Universiteti i Alepos gjendet në territorin e kontrolluar nga ushtria.

Alepo është qyteti më i madh i Sirisë dhe ka qenë arenë luftimesh mes trupave qeveritare dhe kryengritësve, që nga korriku i vitit 2012.