E martë, shtator 02, 2014 Kosova 16:05

Lajmet

Panjikidze: S'ka drejtësi selektive në Gjeorgji

Ministrja e Jashtme e Gjerogjisë, Maia PanjikidzeMinistrja e Jashtme e Gjerogjisë, Maia Panjikidze
x
Ministrja e Jashtme e Gjerogjisë, Maia Panjikidze
Ministrja e Jashtme e Gjerogjisë, Maia Panjikidze
Ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë Maia Panjikidze ka hedhur poshtë akuzat se autoritetet e reja të vendit të saj, po aplikojnë “drejtësi selektive” duke përndjekur nën akuzat për korrupsion, pjesëtarët e qeverisë së mëparshme.

Panjikidze, në një intervistë ekskluzive dhënë Radios Evropa e Lirë në Pragë, tha se qeveria e re e kryeministrit Bidzina Ivanishvili është “e angazhuar me të vërtetë për të bërë gjithçka duke u bazuar në sundimin e ligjit.”

Presidenti Mikheil Saakashivili, partia e të cilit humbi zgjedhjet e kaluara nga koalicioni “Ëndrra gjeorgjiane” e Ivanishvilit, është ankuar për hakmarrje të motivuar politikisht.

Në intervistën, Panjikidze gjithashtu tha se integrimi evropian dhe euro-atlantik mbetet “prioriteti më i lartë” i politikës së jashtme gjeorgjiane.

Ajo tha se Gjeorgjia po kërkon që të “rivendosë” marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa ndjek “rivendosjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit”.