Ndërlidhjet

Facebook me makinë kërkimi "Graph Search"


Mark Zuckerberg duke paraqitur shërbimin e ri të quajtur "Graph Search", Menlo Park, Kaliforni, 15 janar 2013
Mark Zuckerberg duke paraqitur shërbimin e ri të quajtur "Graph Search", Menlo Park, Kaliforni, 15 janar 2013
Kreu i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka bërë publike makinën e kërkimit që do të përdoret në rrjetin social më të madh në botë.

I quajtur “graph search”, shërbimi i ri iu mundëson përdoruesve që të kërkojnë në rrjetin social informacione për njerëzit, interesimet, fotografitë dhe vendet, njofton AP.

Deri tash, përdoruesit e Facebook-ut nuk kanë mundur të kërkojnë për miqtë që jetojnë në një qytet te caktuar, apo për një film të caktuar.

Me shërbimin e ri, njerëzit mund të kërkojnë miqtë, që p.sh. jetojnë në Boston dhe gjithashtu e pëlqejnë filmin “Zero DarkThirty”.

Zuckerberg thotë se me shërbimin i ri janë të “vetëdijshëm për privatësinë”.

Kjo nënkupton se përdoruesit mund të kërkojnë vetëm për përmbajtjen që është ndarë me ta.
XS
SM
MD
LG