Ndërlidhjet

Vritet një ushtar pakistanez në Kashmir


Kufiri mes Pakistanit e Indisë në Kashmir
Kufiri mes Pakistanit e Indisë në Kashmir
Drejtori ushtarak pakistanez i operacioneve ushtarake do të thërrasë homologun e tij indian të mërkurën, për t’u ankuar në lidhje me vrasjen e fundit të një ushtari pakistanez në Kashmir.

Në një deklaratë të ushtrisë pakistaneze thuhet se ai do të “protestojë ashpër” në lidhje me vrasjen e së martës.

Ministria indiane e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë.

Dy ushtarë pakistanezë dhe dy indianë u vranë në fillim të janarit, në shpërthimin më të keq të dhunës në Kashmir, që kur India dhe Pakistani ranë dakord për një armëpushim, gati një dekadë më parë.
XS
SM
MD
LG