E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 02:47

Lajmet

Kompanitë japoneze ulin në tokë avionët Dreamliner të Boeing-ut

Aeroplan Boeing 787 Dreamliner i Nippon Airways-it, foto nga arkivi Aeroplan Boeing 787 Dreamliner i Nippon Airways-it, foto nga arkivi
x
Aeroplan Boeing 787 Dreamliner i Nippon Airways-it, foto nga arkivi
Aeroplan Boeing 787 Dreamliner i Nippon Airways-it, foto nga arkivi
Dy kompani kryesore ajrore të Japonisë, kanë nisur sjelljen në tokë të të gjithë avionëve Boeing 787 të tyre, pasi një avion pasagjerësh Dreamliner, i kompanisë Airways Nippon(ANA) bëri një ulje emergjente.

ANA dhe Japan Airlines njoftuan për këtë masë, pasi që një aeroplan i ANA-s bëri një ulje emergjente, pasi që instrumentet treguan një gabim në bateri dhe u ndje një erë të pazakontë në kabinën e plotit.

Agjencia e lajmeve Kyodo, tha se Ministria e Transportit në Japoni e konsideroi uljen emergjente një incident të madh, që ka mundur të çojë në një aksident.