Ndërlidhjet

Valë sulmesh në Irak, 17 të vrarë


Kirkuk, 16 janar, 2013
Kirkuk, 16 janar, 2013
Zyrtarët e sigurisë dhe ata shëndetësore thanë se nga disa sulme në Irakun Verior dhe në Bagdad janë vrarë të paktën 17 persona dhe janë lënduar rreth 170 të tjerë.

Në qytetin e përzier etnikisht të Kirkukut, një sulm vetëvrasës me bombë ka vrarë të paktën 10 persona dhe ka plagosur 140 të tjerë.

Një tjetër sulm më bombë në Tuz Khurmatu, rreth 75 kilometra larg nga Kirkuku ka vrarë dy dhe ka plagosur 26 vetë.

Ndërsa në tri sulme të ndara në Bagdad, kanë vdekur pesë persona.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por makinat bombë shpesh përdoren nga kryengritësit sunitë.
XS
SM
MD
LG