Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet me bomba – 22 të vrarë


Pamje e kompleksit universitar në Alepo ku janë vrarë 87 vetë
Pamje e kompleksit universitar në Alepo ku janë vrarë 87 vetë
Nga tri sulme me makina-bomba në provincën veriore të Sirisë, Idlib, janë vrarë së paku 22 vetë.

Një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë së Sirisë tha sot se shpërthimet kishin ndodhur në një autostradë kryesore.

Nga sulmet janë plagosur 35 persona të tjerë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se cak i sulmeve me bomba në Idlib ishte selia e forcave lokale të sigurisë.

Sipas këtij grupi, ka pasur vitkima, por nuk ka elaboruar më tepër.

Këto sulme me bomba u bënë një ditë pas eksplodimeve masive në një kompleks universitar në qytetin Alepo, nga i cili u vranë 87 vetë.

Kryengritësit dhe qeveria e kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmet në Alepo.

Kryengritësit në Siri po luftojnë për përmbysjen e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG