E martë, tetor 21, 2014 Kosova 12:18

Lajmet

Daçiq duket se tërhiqet, bisedat për OKB – i vlerëson iluzore

Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq në Bruksel më 4 Dhjetor 2013Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq në Bruksel më 4 Dhjetor 2013
x
Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq në Bruksel më 4 Dhjetor 2013
Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq në Bruksel më 4 Dhjetor 2013
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duket se është tërhequr nga deklarata e tij për një marrëveshje me të cilën Kosovës do t’i mundësohej anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, duke thënë se është “iluzore” bile të diskutohet çështja pa zgjidhje gjithpërfshirëse për Kosovën.

Dje zoti Daçiq e kishte lënë të hapur mundësinë për bisedime “për një karrige në OKB” për Kosovën, por sot në një konferencë për shtyp në Beograd, ai paraqiti pikëpamje pothuajse krejtësisht tjetër.

“Nëse nuk ka diskutim për status, për zgjidhjen finale ose gjithpërfshirëse, atëherë do të ishte iluzore të bisedohet për anëtarësim në OKB ose në trupat e tjerë, pasi Serbia kurrë nuk do të pajtohet për këtë dhe nuk ka dilema për këtë çështje nga ana jonë”, tha sot Daçiq në Beograd.

Sipas tij, Serbia nuk do të “pranoj zgjidhje të pjesërishme, pasi anëtarësimi në OKB është çështje fundamentale dhe Serbia me siguri nuk do ta pranoj atë”, tha kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq. 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, nesër takohen në Bruksel, në kuadër të rundit të ri të dialogut të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.