E enjte, gusht 28, 2014 Kosova 05:04

Lajmet

SHBA: Situata në Algjeri monitorohet për së afërti

Banorët lokalë e përshëndesin ushtrinë franceze në MaliBanorët lokalë e përshëndesin ushtrinë franceze në Mali
x
Banorët lokalë e përshëndesin ushtrinë franceze në Mali
Banorët lokalë e përshëndesin ushtrinë franceze në Mali
Shtëpia e Bardhë thotë se po e “monitoron për së afërti” situatën në Algjeri, pasi luftëtarët islamikë e kanë rrëmbyer një grup të madh të pengjeve, përfshirë edhe disa amerikanë, gjatë një sulmi në një kapacitet për gaz.

Presidenti francez, Fracois Hollande, thotë se ai është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Algjerisë lidhur me këtë sulm.

Një grup i ndërlidhur me al-Kaidën ka pretenduar se i ka rrëmbyer 41 persona, përfshirë shtatë amerikanë dhe shtetas të tjerë perëndimorë, gjatë një sulmi të sotëm në një kapacitet të gazit afër kufirit me Libinë.

Një zëdhënës tha se sulmi ishte ndërmarrë për ta ndëshkuar Algjerinë për mbështetjen e ushtrisë franceze për intervenimin në Mali.

Franca ka intervenuar në ish koloninë e saj në pjesën perëndimore të Afrikës, ditën e premte, me kërkesë të qeverisë së Malit, për t’i ndalur avancimet e islamistëve kah kryeqyteti Bamako.

Ushtarët francezë sot e kanë ndërmarrë operacionin e tyre të parë tokësor, pasi për gjashtë ditë i kishin bombarduar nga ajri bazat e kryengritësve.