E premte, maj 22, 2015 Kosova 16:32

Lajmet

Vriten 12 njerëz nga shpërthimi i një bombe në Irak

Foto - ArkivFoto - Arkiv
x
Foto - Arkiv
Foto - Arkiv
Të paktën 12 njerëz janë vrarë nga makinat-bombë në Irak. Dy makina-bombë kanë shpërthyer të enjtën në Dujail, 80 kilometra në veri të Bagdadit, duke vrarë të paktën shtatë njerëz.

Së paku pesë njerëz të tjerë u vranë nga një makinë bombë në Hilla, në jug të Bagdadit. Zyrtarët mjekësore theksojnë se  më shumë se 60 njerëz u plagosën në këto sulme.

Disa nga këto shpërthime duket se si qëllim kanë goditjen e pelegrinëve Shiit në rrugën e tyre të shenjtë për në Irak. Një tjetër bombë goditi një autobus në afërsi të qytetit të shenjtë shiit të Qerbelasë.

Sulmet vijnë pasi të paktën 23 vetë u vranë të mërkurën në një seri bombardimesh në Irak.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.