E martë, shtator 23, 2014 Kosova 20:22

Lajmet

Vriten mbi 100 njerëz në Siri, thonë grupe për të drejtat e njeriut

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Më shumë se 100 civil raportohet se janë ekzekutuar afër qytetit sirian të Homs-it gjatë një operacioni ushtarak të qeverisë të bërë në fillim të kësaj jave.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se “ masakra” ka ndodhur gjatë ditës se martë kur ushtria siriane mori një ofsenzivë nëpër toka të punueshme në veri të Homs-it.


Grupi i aktivistëve kanë thënë se pjesa më madhe e këtyre 106 viktimave ishin gra dhe fëmijë dhe thuhet se ata janë djegur, qëlluar me armë zjarri ose me thikë gjatë kohës kur po qëndronin në shtëpitë e tyre.  

Shefi i këtij observatori, Rami Abdelrahamn, ka thënë se janë vrarë familje të tëra. Këto informata mund të mos jenë të verifikuara në mënyrë të pavarur.

Autoritetet siriane kanë thënë se ky operacion është ndërmarr kundër personave të armatosur në atë zonë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se që nga fillimi i konfliktit sirian, janë vrarët të paktën 60 mijë njerëz.