Ndërlidhjet

Kanë ikur 30 pengje nga uzina e gasit në Algjeri


Vendndodhja e uzinës së gasit në Algjeri
Vendndodhja e uzinës së gasit në Algjeri
Media shtetërore e Algjerisë, raporton se 30 të punësuar algjerian kanë ikur nga uzina e gasit që ndodhët në shkretëtirë, ku dhjetra pengje, përfshirë edhe të huaj, janë mbajtur peng nga militantët islamik.

Zyrtarë alegjerian nuk kanë dhënë detaje për mënyrën e ikjes së tyre. Lajmi ka ardh gjatë kohës kur Ushtria e Algjerisë vazhdonte rrethimin e kësaj uzine.

Militantët të cilët uzurpuan këtë pikë të gasit në afërsi të kufirit me Libinë, janë duke kërkuar nga Franca që të përfundojë intervenimin ushtarak në Mali.

Kanali, Al-Jazeera news ka transmetuar një intervistë me një person që deklarohej se ishte përfaqësues i militantëve dhe i cili thotë se forcat algjeriane duhet të tërhiqen në mënyrë që të fillojnë negociatat.

Ai ka konfirmuar raportimet e më hershme ku thuhet se në këtë uzinë janë “rreth 41” pengje nga Norvegjia, Franca, SHBA-të, Britania, Rumania, Kolumbia, Tailanda, Filipinet, Irlanda, Japonia, Korea Jugore dhe Armenia.

Ndërkohë, Qeveria e Algjerisë, ka hedhur poshtë mundësinë për të negociuar me këta militantë.
XS
SM
MD
LG