E enjte, prill 24, 2014 Kosova 11:24

Lajmet

Procesi afgan i paqes "as që ka filluar"

Ambasadori amerikan në Afganistan James B. CunninghamAmbasadori amerikan në Afganistan James B. Cunningham
x
Ambasadori amerikan në Afganistan James B. Cunningham
Ambasadori amerikan në Afganistan James B. Cunningham
Madhësia e shkronjave - +
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kabul ka pranuar se procesi afgan i paqes “ende as që ka filluar”.

James Cunningham iu tha gazetarëve në Kabul se Uashingtoni dëshiron bisedime paqësore serioze me talibanët, por pranoi se ende nuk ka qenë e mundur që të zhvillohet ky proces.

SHBA ka lëvizuar kah bisedimet e hapura me talibanët në vitin e kaluar, por grupi militant ka dalë nga negociatat duke akuzuar Uashingtonin se ka dështuar që të lirojë pesë të burgosur talibanë që mbahen në Gjirin e Guantanamos.

Komentet e Cunninghamit vijnë derisa Kabuli liroi qindra militantë talibanë brenda Afganistanit dhe siguroi lirimin e 26 talibanëve, që mbaheshin në Pakistan.

Kabuli shpreson se këto masa do të ndihmojnë zhbllokimin e negociatave.

Cunningham, tha se shumë nga të liruarit nga Islamabadi, thjesht janë zhdukur.