E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 05:07

Lajmet

Për herë të parë në 10 vjet rritet niveli i Detit të Vdekur

Deti i VdekurDeti i Vdekur
x
Deti i Vdekur
Deti i Vdekur
Reshjet e mëdha të këtij muaji kanë bërë që niveli i Detit të Vdekur të rritet për herë të parë në 10 vjetët e fundit, shkruan Times e Izraelit, dhe e transmeton DPA.

Niveli i ujit tani është 10 centimetra më i lartë sesa që ishte në matjet e muajit të kaluar.

Deti i Vdekur - pika më e ulët në tokë, ushqehet nga lumi Jordan dhe përrenjtë tjerë që vijnë nga Bregu Perëndimor, shumë nga të cilët vërshuan në muajin janar.

Të martën një raport i Bankës Botërore miratoi fizibilitetin për projektin e ndërtimit të një kanali nga Deti i Kuq në Detin e Vdekur.

Projekti i përbashkët jordanezo-izraelit do të kushtojë 10 miliardë dollarë.