E mërkurë, shtator 17, 2014 Kosova 01:27

Lajmet

Ekzaminohen aeroplanët Dreamliner

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Ekspertë amerikanë dhe japonezë janë duke kryer ekzaminime të aeroplanit Dreamliner Boeing 787, aterimi emergjent i të cilit ka shkaktuar ndalimin e fluturimit për 787 avionë të njëjtë në tërë botën.

Aeroplani që i përkiste kompanisë All Nippon Airways, mbetet në Takamatsu në Japoni, që kur pilotët u detyruan të kryejnë aterim emergjent të mërkruën, për shkak të tymit brenda avionit.

Rreziku i zjarrit si pasojë e nxehjes së madhe të baterive është shfaqur si shqetësim i madh për Boeing's 787, aroplan që ka peshë të lehtë, dhe është i përbërë kryesisht nga karboni.