Ndërlidhjet

Armstrong përpiqet të rifitojë besimin


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Lance Armstrong ka pranuar se ka përdorur drogë për të përmirësuar performancën e tij në çiklizëm.

Ai pranoi këtë në një intervistë me nikoqiren amerikane Oprah Winfrey, që u transmetua të enjten.

Ai tha se nuk ndihet keq në lidhje me përdorimin e drogës për të rritur performancën gjatë karrierës së tij, por se i duhet ta kalojë pjesën tjetër të jetës në përpjekje për të fituar përsëri besimin e njerëzve.

Ai tha gjithashtu se hera e fundit që përdori drogë ishte në vitin 2005 dhe nuk i përdori substancat stimuluese në rikthimin e tij në vitin 2009 e 2010.

Armstrongut iu hoqën të gjithë titujt e tij, pas raportit të Agjencisë Anti-Doping në tetorin e kaluar dhe iu ndalua që të marrë pjesë në garat e çiklizmit.

Ai humbi pothuajse të gjitha sponsorët e tij dhe u largua nga fondacioni bamirës kundër kancerit Livestrong, që e themeloi vetë në vitin 1997.
XS
SM
MD
LG