E mërkurë, korrik 30, 2014 Kosova 04:56

Lajmet

Siri: 12 të vrarë nga një shpërthim në Aleppo

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Aktivistë sirianë kanë bërë të ditur se një shpërthim i fuqishëm në një lagje të qytetit perëndimor të Sirisë, Aleppo, ka vrarë 12 njerëz dhe ka lënduar dhjetëra të tjerë.

Mediat shtetërore kanë bërë të ditur se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e hedhur nga rebelët, në përpjekje për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Asadit. 

Aleppo ka qenë vijë frontale në betejën në mes të forcave qeveritare dhe kryengritësve.
Në fillim të kësaj jave, nga dy shpërthime në kampin e Universitetit të Aleppos kanë vdekur më shumë se 80 njerëz. Secila palë ka fajësuar tjetrën për këtë sulm.

Në mëngjesin e së premtës, aktivistë të opozitës siriane kanë bërë të ditur se një gazetar belg është vrarë nga snajperistë të ushtrisë, gjatë kohës kur po raportonte lidhur me luftimet në mes të forcave kryengritëse dhe atyre qeveritare në Aleppo.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ana e Qeverisë së Sirisë lidhur me këtë vrasje.