E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 11:15

Lajmet

Pakistan: Do të lirohen të gjithë talibanët afganë

Ish luftëtarët talibanë në KabulIsh luftëtarët talibanë në Kabul
x
Ish luftëtarët talibanë në Kabul
Ish luftëtarët talibanë në Kabul
Pakistani ka thënë se ka plane për lirimin e të gjithë të burgosurve talibanë të Afganistanit, që ende gjenden në burgje.

Në një konferencë për shtyp në Adu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, sekretari i jashtëm i Pakistanit, Jalil Jalili, tha se lirimi i të gjithë të burgosurve ishte duke u koordinuar.

Sipas tij, në mesin e të liruarve do të jetë edhe Mullah Abdul Ghani Baradar, që ishte numri dy i talibanëve në Afganistan.

Për një kohë të gjatë, Afganistani ka kërkuar që Baradari të lirohet, meqë shihet si person kyç për zhbllokimin e përpjekjeve për paqe me talibanët.

Aktualisht, Afganistani i ka liruar qindra militantë talibanë dhe ka siguruar lirimin e 26 talibanëve të burgosur në Pakistan.