Ndërlidhjet

Hammond: Përgjegjësinë e bartin terroristët


Philip Hammond
Philip Hammond
Ministri i mbrojtjes i Britanisë, Philip Hammond, tha se duket se situata me pengjet në Algjeri ka përfunduar dhe për pasojë ka pasur humbje të mëtejshme të jetëve të njerëzve.

Ministri Hammond vlerësoi se humbja e jetëve është tmerruese dhe e papranueshme. Ai theksoi se “terroristët janë ata që e bartin gjithë përgjegjësinë për këtë”.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Leon Panetta, në Londër.

Zoti Panetta tha se shumë gjëra mbeten “të paqarta”, por “ne e dimë se janë humbur jetët” e njerëzve.
XS
SM
MD
LG