E hënë, dhjetor 22, 2014 Kosova 15:07

Lajmet

Shqipëri: Qeveria e dënon aktin e largimit të përmendores

Pamje nga TiranaPamje nga Tirana
x
Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana
Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitroloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores se heronjëve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës, që ranë për tu bëre të pavdekshëm në luftë për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar kundër rregjimit barbar të Millosheviqit.  

Qeveria shqiptare e konsideron këtë një deshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit, që dëshmon qartë se trashëgimia raciste antishqiptare e Sllobodan Millosheviqit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit.

Me këtë akt të rëndë, thuhet mëtutje në kumtesën e Qeverisë së Shqipërisë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat  ndërkombëtare, si Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Minoriteteve të Keshillit të Europës si dhe Kartën Europiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale te Europës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë.

Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipërria ka mbështur dhe do mbështesë pa asnjë lëkundje liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat nuk mund të kenë në asnjë rast standarde të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët nëMitrovicën e veriut.