Ndërlidhjet

SHBA dënon dhunën kundër monumenteve serbe


Ilustrim
Ilustrim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se ka parasysh rëndësinë e heqjes së monumentit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe ka shprehur keqardhje që ky veprim ka shkaktuar një reagim të dhunshëm në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara dëshpërohen nga përdorimi i dhunës dhe dënojnë përsëritjen e saj kundër monumenteve të serbëve të Kosovës dhe kishave...”.

“Këto sulme, jo vetëm që dëmtojnë frymën e multikulturalizmit në Kosovë, por ato gjithashtu vënë në shënjestër komunitetet e Kosovës për vendimet e marra në Beograd”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë njoftuar sot për një numër varrezash ortodokse serbe, të dëmtuara në Prizren dhe në Kllokot. Akti thuhet se ka qenë hakmarrje ndaj largimit të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë nga ana e xhandarmërisë serbe.

Shtetet e Bashkuara, përmes deklaratës së lëshuar nga ambasada në Prishtinë, i kanë bërë thirrje popullit të Kosovës që të respektojë vlerat e përbashkëta të paqes dhe të tregojë vetëpërmbajtje.
XS
SM
MD
LG