E shtunë, prill 19, 2014 Kosova 11:26

Lajmet

Obama betohet edhe publikisht

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
x
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Madhësia e shkronjave - +
Barack Obama është betuar publikisht për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara.

Ai ka bërë betimin para ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington.

Ceremonia publike është zhvilluar një ditë pasi ai ka bërë betimin zyrtar në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, në përputhje më Kushtetutën e SHBA-së.

Nënpresidenti Joe Biden po ashtu është betuar publikisht para presidentit Obama.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë qindra-mijëra njerëz.

Ish-presidentët Jimmy Carter dhe Bill Clinton u janë bashkuar personaliteteve dhe ligjvënësve, pjesëmarrës në ceremoni.

Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar kundër kandidatit republikan, Mitt Romney.