Ndërlidhjet

Edhe EULEX-i dënon dëmtimin e varrezave serbe


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka dënuar aktet e vandalizmit dhe format e tjera të dhunës, pas dëmtimit të disa varrezave ortodokse serbe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

“Protestat paqësore janë normale në çdo shoqëri moderne dhe demokratike, por përdhosja e qëllimshme e varrezave dhe objekteve fetare është absolutisht për t’u dënuar”, thuhet në deklaratën e EULEX-it.

Misioni po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj çdo akti të dhunshëm.

Autoritetet e rendit sot kanë bërë të ditur për dëmtimin e disa varrezave serbe në Prizren dhe Kllokot.

Akti thuhet se ka qenë hakmarrje ndaj largimit të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, nga ana e xhandarmërisë serbe.
XS
SM
MD
LG