Ndërlidhjet

Kabuli mohon torturën në burgje


Burg në Afganistan (foto ilustruese)
Burg në Afganistan (foto ilustruese)
Zyrtarët afganë kanë hedhur poshtë pretendimet e Kombeve të Bashkuara se të burgosurit në burgjet e qeverisë janë torturuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Seddiq Seddiqi, ka pranuar se ka pasur raste te sjelljes “jo të mirë” të policëve dhe rojeve të burgut, por ka thënë se qeveria nuk ka politikë të torturës.

Hesamuddin Hesam, nga Drejtoria Kombëtare për Siguri, ka thënë se të intervistuarit nga Misioni Ndihmës i Kombeve të Bashuara në Afganistan (UNAMA) kanë gënjyer.

Në raportin e lëshuar të dielën, UNAMA ka thënë se më shumë se gjysma e të burgosurve të intervistuar janë ankuar për keqtrajtim ose torturë.
XS
SM
MD
LG