Ndërlidhjet

Ministria për Komunitete dënon vandalizmin e varrezave


Varreza serbe - foto arkivi
Varreza serbe - foto arkivi
Ministria për Komunitete dhe Kthim dënon ashpër vandalizmin e varrezave dhe pllakave përkujtimore serbe në disa lokalitete të Kosovës, si në Prizren, Prilluzhë, Milloshevë, Plemetin, Gorazhdevc, Kllokot, Suho-Gërll dhe Viti.

“Apelojmë te të gjithë ata të cilët janë kompetentë që të sigurojnë qetësi dhe siguri të qytetarëve. Gjithashtu presim hetime të shpejta dhe energjike për ndriçimin e rasteve dhe burgosjen e përgjegjësve, në mënyrë që të parandalohet logjika e dhunës dhe vala e sulmeve kundër trashëgimisë fetare të komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

“Këto raste të turpshme nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës”, theksohet në reagim.

Aktet e vandalizmit të varrezave serbe thuhet se kanë qenë hakmarrje ndaj largimit të lapidarit të UÇPMB-së nga Presheva, nga ana e xhandarmërisë serbe.
XS
SM
MD
LG