Njeriu i cili i'a drejtoi pistoletën e gasit politikanit bullgar, ka thënë se qëllimi i tij ka qenë më shumë që ta frikësonte dhe jo ta vriste atë.
Një gjykatë të martën vendosi se Oktay Enimehmedov duhet të vazhdojë të mbetët i arrestuar nga frika se mund të arratiset por edhe për shkak të sigurisë së tij.
Sulmuesi 25 vjeçar, mund të përballët deri më 6 vjet burg për shkak se i kishte drejtuar armën Ahmet Dogan-it, kreut të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, gjatë kohës kur ky i fundit ishte duke mbajtur një fjalim.