E enjte, korrik 24, 2014 Kosova 04:10

Lajmet

Vdesin 17 njerëz nga të ftohtit në Afganistan

Foto ArkivFoto Arkiv
x
Foto Arkiv
Foto Arkiv
I ftohti ka mbytur 17 njerëz këtë muaj në kampet për njerëz të zhvendosur në Afganistan. Në një deklaratë të martën të Amnesty International thuhet se, në mesin e viktimave janë 11 fëmijë.

Këto kampe janë të vendosura në qytetin perëndimor të Heratit dhe në Kabul.

Zëvendës drejtoresha e Amensty International për Azi dhe Paqësor Polly Truscott ka thënë se “vdekjet janë një tragjedi e cila ka mundur të parandalohet”.

Ajo tha se qindra e mijëra afganë të zhvendosur marrin ndihmë joadekuate gjatë stinës së dimrit. Zyrtarë afganë, megjithatë, thonë se ata kanë marrë raporte për vetëm dy të vdekur. Punonjësit humintar kanë thënë se, rreth 100 afganë, shumica prej tyre fëmijë, janë vdekur nga të ftohtit gjatë dimrit të kaluar.

Luftimet në mes qeverisë dhe kryengritësve kanë detyruar gjysmë milioni afganë që të shpërngulen nga vendëbanimet e tyre për të jetuar në kampe.