E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 09:27

Lajmet

OKB me projekt-rezolutë për Korenë e Veriut

Këshili i Sigurimit i OKB-sëKëshili i Sigurimit i OKB-së
x
Këshili i Sigurimit i OKB-së
Këshili i Sigurimit i OKB-së
Diplomatët kanë bërë të ditur se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, palnifikon që gjatë orëve të vona të së martës të votojë një projekt-rezolutë e cila dënon Korenë e Veriut për lansimin e raketës satelitore të realizuar muajin e kaluar dhe bënë thirrje për forcim të sanksioneve të bëra nga OBK-ja.

Sipas diplomatëve, Kina dhe SHBA-të janë pajtuar për miratimin e kësaj rezolute e cila pritet të diskutohet sot në Këshill.

Projekt-rezoluta përsërit kërkesat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit që Koreja e Veriut të ndalojë programin bërthamor të armëve dhe të ndërpres lansimin raketave në të ardhmen.