E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 01:40

Lajmet

Jahjaga e Thaçi pajtohen për shefin e Zyrës Ndërlidhëse në Beograd

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, foto nga arkiviPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, foto nga arkivi
x
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Në një takim të zhvilluar mes presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga e kryeministrit Hashim Thaçi, është arritur pajtimi për emërimin e shefit të Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ambasador nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës.

Në takim, sipas komunikatës për media të lëshuar nga kabineti i presidentes, thueht se kryeministri Thaçi e informoi presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës sëKosovës e Republikës së Serbisë, për takimin e fundit të kryeministrave  të dyja shteteve dhe për marrëveshjet e arritura në secilën fushë.

Presidentja, në anën tjetër, citohet të ketë thënë se “takimi ndërmjet Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë që do të mbahet së shpejti është përkrahje  për gjithë procesin e dialogut që po udhëhiqet nga Qeveritë e të dyja vendeve dhe të zbatimit të marrëveshjeve të arritura" .

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.