E martë, shtator 02, 2014 Kosova 20:49

Lajmet

Zeman e Schwarzenberg 'përplasen' për Kosovën

Milosh Zeman dhe Karel Schwarzenberg Milosh Zeman dhe Karel Schwarzenberg
x
Milosh Zeman dhe Karel Schwarzenberg
Milosh Zeman dhe Karel Schwarzenberg
Kandidatët çekë për presidentë, Milosh Zeman (Partia për të Drejtat e Qytetarëve, SPOZ) dhe Karel Schwarzenberg (TOP 09) kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me zgjerimin e BE-së me shtetet e Ballkanit, si dhe për Kosovën, shkruan agjencia çeke e lajmeve, CTK, e cila ka zhvilluar intervsita me të dy kandidatët.

Raundi i dytë i zgjedhjeve direkte presidenciale mbahet më 25 dhe 26 janar.

Zeman dhe Schwarzenberg, që është ministër i jashtëm ndryshojnë në thelb
sa i përket pavarësisë së Kosovës, të cilën, Zeman nuk e njeh. Ai sikurse edhe presidenti në largim, Vaclav Klaus, nuk do të lejojë emërimin e një ambasadori në Kosovë.

Shvarzenberg, nga ana e tij, tha se Republika Çeke do të ketë mision të plotë diplomatik në Kosovë, po që se ai zgjedhet president.

Aktualisht, përfaqësimi është në nivelin më të ulët, për shkak të rezistencës së Klausit.

“Unë do ta tërheqë të ngarkuarin me punë, që është atje ... Unë e konsideroj
Kosovën një regjim terrorist, të financuar nga mafia e drogës”, citon Zemanin, CTK.

Ai tha se nuk e sheh Kosovën si një shtet demokratik.

“Republika Çeke duhet të ketë një ambasador me të gjitha përgjegjësitë në Kosovë”, ka thënë Schëarzenberg, i cili ishte ministër i jashtëm kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia dhe kur Republika Çeke e njohur atë.