E hënë, nëntor 24, 2014 Kosova 15:59

Lajmet

Në zgjedhjet e bojkotuara të Jordanisë, votojnë 57%

JordaniJordani
x
Jordani
Jordani
Zyrtarët jordanezë të zgjedhjeve thanë se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57 për qind.

Komisioni Zgjedhor ka zgjatur votimin për një orë pasi u pa një rritje e numrit të votuesve pak para mbylljes zyrtare të qendrave të votimit.

Vëllazëria Myslimane, e cila bojkotoi zgjedhjet, ka kontestuar shifrat zyrtare dhe tha se pjesëmarrja në fakt ishte 25 për qind.

Vëllazëria pretendon se ka pasur shkelje në procesin e votimit, duke përfshirë edhe blerjen e votave dhe kartat e rreme të votuesve.

Islamistët e bojkotuan votimin për të protestuar kundër sistemit zgjedhor, që sipas tyre  favorizon udhëheqësit fisnorë dhe besnikët e qeverisë.

Mbreti Abdullah tha se zgjedhjet paraqesin një moment historik në procesin gradual të reformave, të cilat do t’i japin parlamentit më shumë kompetenca.

Këto ishin zgjedhjet e para të Jordanisë, që nga kryengritja e Pranverës Arabe në 2011-ës, që rrëzoi disa nga liderët që ishin në pushtet për kohë të gjatë në Lindjen e Mesme.