Shtëpia e Bardhë tha se do të vazhdojnë procedurat e nomnimit të gjeneralit John Allen si komandant ët ardhshëm të forcave të NATO-s në Evropë, njofton AP.
Lajmi bëhet i ditur, pasi që zyrtarët e Pentagonit thanë se komandanti i lartë i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali John Allen, është liruar nga akuzat se i kishte dërguar emaile të papërshtatshme një femre.
Gjenerali Allen ishte nën hetime prej muajit nëntor të vitit të kaluar, lidhur me këmbimet e e-maileve me një femër, që gjendej në qendër të skandalit, që e detyroi drejtorin e agjencisë CIA, David Petraeus, të jape dorëheqje.
Gjenerali Allen e kishte hedhur poshtë çfarëdo keqbërje.