E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 19:49

Lajmet

SHBA: Pezullohet 'tavani' i borxhit

Uashington..Uashington..
x
Uashington..
Uashington..
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney të mërkurën përshëndeti një votim të Dhomës së Përfaqësuesve, mbi pezullimin e tavanit të borxhit federal.

Carney përsëriti se administrata Obama do të kishte preferuar një zgjatje më të madhe për të shmangur pasigurinë e vazhdueshme mbi këtë çështje.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 285 vota pro kundrejt 144 kundër, për pezullimin e të ashtuquajturit tavanit të borxhit deri në muajin maj, për të shmangur kështu krizën e mundshme dhe për të blerë kohë për negociatat mbi buxhetin.

Projekt-ligji tani shkon në Senat, ku pritet të kalojë dhe pastaj të miratohet nga presidenti Barak Obama.