E enjte, tetor 02, 2014 Kosova 04:21

Lajmet

Seancë konfirmimi pë John Kerryn

John KerryJohn Kerry
x
John Kerry
John Kerry
Kandidati presidentit amerikan Barak Obama, që pritet të bëhet sekretar i ardhshëm i Shtetit do të pyetet të enjten në Senat, gjatë seancës për konfirmimin e tij.

Senatori demokrat John Kerry pritet që lehtë të fitojë miratimin nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, një komitet që ai e ka drejtuar në katër vjetët e fundit.

Kerry pritet që të paraqitet zyrtarisht para komisionit nga sekretarja në largim Hillary Clinton, si dhe nga Elizabeth Warren, një senatore tjetër nga shteti Masaçusets, që është vendi i Kerryt,  dhe senatori republikan John McCain.

Kerry dhe McCain janë veteranë të dekoruar të Vietnamit, dhe që të dytë garuan pa sukses për president.

Kerry ka shërbyer për pesë mandate si senator i Masaçusetsit.